Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
2.6kmh
75 %
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Heqja e kufizimeve nga Gjermania, ambasada sqaron qytetarët shqiptarë: Ju nevojitet testi i Covid-19 ose…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar për rekomandimin e KE për heqjen e kufizimeve të përkohshme të udhëtimit për qytetarët shqiptarë.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada bën me dije se duke filluar nga 20 qershori udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Sipas ambasadës, për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit, ose një dokument që provon shërimin apo vaksinimi kundër Covid-19.

“Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani”

Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET. Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit. Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore është e domosdoshme një dëshmi e testit, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin”, shkruhet në njoftimin e  ambasadës gjermane në Tiranë.

Më shumë




spot_img








spot_img