Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
5.1kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Heqja e kandidatëve nga listat, KAS kalon për shqyrtim ankesën e PD, zbulohet kush është relatori i çështjes dhe kur zhvillohet seanca

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

189d20bea4b0fd7555744fb785d66274

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka kaluar për shqyrtim të martën në orën 10:00 ankesën e Partisë Demokratike, për heqjen e 71 kandidatëve nga lista.

Relator i çështjes u zgjodh me short Elvis Çefa, ndërkaq pritet të shihet pas 3 ditësh se çfarë do të vendosë KAS.

PD u ankua në KAS duke kundërshtuar vendimin e KQZ e cila i hoqi kandidatët e tepërt nga lista, me agrumentin se lejohen deri në 153.

Njoftimi nga KQZ

Përshendetje!

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore nr. 05, të depozituar nga subjekti PD-Aleanca për Ndryshim, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 156, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit PD-Aleanca Për Ndryshim, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.

Seanca e shqyrtimit të kërkesës do të zhvillohet ditën e Martë, datë 23.03.2021, në orën 10:00.

Gjithashtu, u hodh shorti për caktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 06, datë 20.03.2021 të depozituar nga koalicioni Aleanca-Al, me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 165, datë 18.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca-Al, për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25 prill 2021. Sipas rezultatit të shortit, relator i kërkesës ankimore nr. 06 do të jetë z. Elvis Çefa.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img