Së shpejti pritet që shqiptarët të udhëtojnë në Armeni pa vizë.
Mësohet se Qeveria armene do të diskutojë më 30 Gusht (sot) heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, pas një propozimi të bërë nga Ministria e Jashtme.
Ky propozim vjen për faktin se armenët që prej vitit 2013 udhëtojnëpa viza në Shqipëri dhe në dokumentin përkatës të qeverisë thuhet se duhet të ndiqet parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet dy palëshe.
Nëse qeveria armene do të miratojë heqjen e vizave, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht drejt Armenisë dhe të qëndrojnë maksimumi për 180 ditë brenda një viti, që është edhe afati kohor.