Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Heq dorë nga kinematografia? Ylli i Hollywood-it Steven Seagal i futet politikës, bashkohet me partinë pro Kremlinit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktori i njohur i filmave aksion në Hollywood, Steven Seagal dhe një nga admiruesit e presidentit rus, Vladimir Putin, së fundmi i është bashkuar partisë pro Kremlinit.

Seagal mori kartën e antarësisë së një aleance të emërtuar “Thjesht Rusia – Patriotët – Për të Vërtetën”.

Kjo parti është formuar si rrjedhojë e bashkimit të tre lëvizjeve pro Putinit, ku ndër të parat propozime që ka bërë ka qenë shtrëngimi dhe ashpërsimi i disa ligjeve.

Gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e marrjes së anëtarësisë, Seagal duke i’u referuar kompanive të mëdha të cilat ndotin ambientin ka thënë se: Ne nuk kemi fuqinë për të arrestuar njerëzit, kështu që vetëm mund të vendosim gjoba. Ndërkohë, ata vazhdojnë të bëjnë më shumë para dhe të zhvlerësojnë më shumë mjedisin. 

Seagal, është një ndër aktorët më të dashur për të gjithë ne, ai njihet për shumë role në filma aksioni amerikan.

Megjithëse, viteve të fundit ai ka vendosur që të largohet paksa nga aktrimi pasi është angazhuar politikisht, duke pozuar edhe përkrah eksponentëve pro Putin-it.

Partia në të cilën ai aderoi tashmë, zotëron disa vende në dhomën e ulët të Parlamentit rus. Tashmë, ata pritet të garojnë edhe në zgjedhjet presidenciale të shtatorit.

Kujtojmë se në 2016, ka qenë Putin i cili personalisht i dha pasaportë ruse aktorit të lindur në SHBA. Që atëherë Seagal është bërë një i dërguar special në Ministrinë e Punëve të Jashtme për projekte humanitare me SH.B.A.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img