Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Hënkshin kokat e njëri-tjetrit', gazetari ironizon deklaratën e Ramës: Të paçim komandant, po ta ndjekin këshillën

Shkruar nga Newsbomb
Artan Hoxha - Edi Rama

Atentati i sotëm ndaj Ardian Çapjes ka "frymëzuar" gazetarin Artan Hoxha që të kthehet edhe njëherë te deklarata e kryeministrit Rama, i cili në një emision kishte thënë për personat me precedentë penale që mund "të hanë kokat e njëri-tjetrit".

Hoxha me ironi i drejtohet Ramës me fjalën "komandant", duke i thënë se këshilla e tij po ndiqet, pasi këta persona po "hanë kokat e njëri tjetrit dhe nuk po ngopen".

Ndërkohë gazetari shprehet se agjensitë e zbatimit të ligjit janë kthyer në agjensi funerale, ndaj edhe zjarrëfikësi u plagos duke fikur zjarrin e makinës së autorëve të atentatit, duke iu referuar ngjarjes që ndodhi kur u plagos Ardian Çapja.

"13 nentor 2018, Udheheqesi dora vet:

“Ta hane koken e njeri-tjetrit, dhe sa here ta hane koken e njeri-tjetrit, qe ta dish ti, une nuk ndjej apsolutisht asnje gje tjeter, pervec se marrim fryme thelle.

Keshtu qe kur te hane koken e njeri-tjetrit, hengshin kokat e njeri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrene kokat e njeri-tjetrit”...

“Te vrasin njeri-tjetrin, ta bejne ata, dhe jane te lutur ta bejne”,...

Te paçim, komandant, po ta ndjekin keshillen.

Ate po bejne. Po hane kokat e njeri-tjetrit dhe nuk po ngopen, se ngreni kokat e njeri-tjetrit...

Kur agjensite e zbatimit te ligjit, kthehen ne agjensi funerale, normale qe zjarrfikesit do plagosen duke fikur zjarrin e makines se atentatoreve, pasi jane larguar nga vendi i krimit...", shkruan Hoxha në statusin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll