Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Hëngre dru në Laç”, Rama flet për zgjedhjet: Është hera e parë që opozita fiton në burgje të caktuara që nga koha kur i administronte LSI

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” foli për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat PS i fitoi me 74 mandate.

I pyetur nga Blendi Fevziu se pse në një nga zonat ku është punuar më shumë për rindërtimin, siç është Laçi, ai “ka ngrënë dru”, Rama tha se vota e qytetarëve nuk lidhet me benefitet e momentit dhe as me ndonjë manipulim.

Ai përmedni edhe votën e të burgosurve, ku tha se është hera e parë që nga koha kur LSI administronte butgjet që opozita fiton në disa burgje të caktuara.

“Vlerësimi i sovranit i tejkalon të gjitha vlerësimet e individëve dhe nuk është për diskutim. Shembulli i Laçit, ashtu si i burgjeve, vlen shumë për të kuptuar që vota nuk është një votë e lidhur as me ato që mund të konsiderohen me benefite të momentit, as me ndonjë manipulim, siç flitet. Është hera e parë që opozita fiton në burgje të caktuara. Nëse hohim historikun e burgjeve, deri në 2017 kur administroheshin nga LSI, rezultatet janë me zero. Kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit, imagjino sa mund të përdoret jashtë tyre”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img