Hapësire reklamuese

Aktualitet

Helmoi fqinjët me solar, kundërshtonte vendosjen e depozitave

Shkruar nga Newsbomb

Grindja për një depozitë uji në tarracë ka bërë që Zoi Gjermeni, të kryeje një veprim ekstrem, duke tentuar të helmojë banorët e pallatit ku jeton. 64-vjeçari ka zgjedhur të hakmerret ndaj fqinjit të tij, duke u hedhur solar në depozitat e ujit.

Gjermeni ka qenë banor i katit të gjashtë, duke pasur kështu vetë çelësin e tarracës dhe është ngjitur gjatë natës duke hedhur sasi të ndryshme solari në 6 depozita të ndryshme. Mësohet se Gjermeni ka treguar në polici shkaqet e aktit të tij, duke e lidhur me grindjen për depozitën e ujit.

Kanë qenë shqetësimet shëndetësore të banorëve, të vjella dhe dhimbje barku që kanë bërë që të zbulohet se çfarë kishte ndodhur me depozitat e tyre dhe më pas të alarmuar kanë lajmëruar policinë për ndihmë.

Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Beratit dhe  personi i akuzuar është arrestuar nga Policia e Beratit duke u lënë në hetim në gjëndje të lirë.

Policia deri tani deklaron se bëhet fjalë vetëm për një depozitë por banorët pretendojnë se ka probleme me 6 depozita, kështu inspektorët e Shëndetit Publik kanë mostra të ujit për t’a analizuar duke u rekomanduar atyre moskonsumimin e ujit deri sa të dalin përgjigjet e analizave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese