Hapësire reklamuese

Bota

Helmoi familjen e burrit, arrestohet për vrasje 48 vjeçarja

Shkruar nga Newsbomb
Helmoi familjen e burrit, arrestohet për vrasje 48 vjeçarja

Erin Patterson, e cila akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e 3 personave është arrestuar këtë të enjte, ndërsa policia ka vijuar kontrollet edhe në shtëpinë e saj në Melburni të Australisë.

Autoritetet vendase dolën në përfundimin se viktimat hëngrën kërpudha “kapak vdekjeje”, të cilat janë shumë vdekjeprurëse nëse hahen. Erin Patterson, gruaja në fjalë  deklaroi se kishte përdorur disa kërpudha të thata, por nuk e dinte se ato ishin helmuese .

Vjehërrit e Erin Patterson, Don dhe Gail Patterson, së bashku me motrën e Gail, Heather Wilkinson, vdiqën tragjikisht pasi hëngrën pjatën që ajo kishte përgatitur në shtëpinë e saj më 29 korrik.

Erin Patterson dyshohet se e ka organizuar me qëllim vrasjen e tyre, pasi ajo dhe dy fëmijët e saj u shfaqën të padëmtuar pas drekës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese