Hapësire reklamuese

Aktualitet

Helmoi familjen e burrit, 48-vjeçarja: Nuk e dija që kërpudhat ishin helmuese

Shkruar nga Newsbomb
Helmoi familjen e burrit, 48-vjeçarja: Nuk e dija që kërpudhat

Një ngjarje e çuditshme, por e trishtë ka ndodhur në Australi. Një grua që gatuante mish viçi me kërpudha ka shkaktuar vdekjen e tre të afërmve të saj.

Autoritetet vendase dolën në përfundimin se viktimat hëngrën kërpudha "kapak vdekjeje" , të cilat janë shumë vdekjeprurëse nëse hahen. Erin Patterson, gruaja në fjalë  deklaroi se kishte përdorur disa kërpudha të thata, por nuk e dinte se ato ishin helmuese .

Vjehërrit e Erin Patterson, Don dhe Gail Patterson, së bashku me motrën e Gail, Heather Ëilkinson, vdiqën tragjikisht pasi hëngrën pjatën që ajo kishte përgatitur në shtëpinë e saj më 29 korrik. Burri i Heather, Ian Ëilkinson, një pastor në Kishën Baptiste Korumburra, është në një gjendje kritike pas vaktit fatal.

Në një deklaratë me shkrim ajo është përpjekur të sqarojë situatën e rëndë dhe të shuaj konfuzionin e krijuar. 48 vjeçarja pranon se fillimisht zgjodhi të mos komentojë mbi incidentin, duke ndjekur këshillën e avokatit. Megjithatë, ajo tani beson se kjo ishte e gabuar duke treguar këndvështrimin e saj mbi incidentin.

Ndërkohë që policia po heton mundësinë e helmimit aksidental, po shqyrton edhe skenarë alternativë, përfshirë edhe qëllime të mundshme keqdashëse.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese