Prokuroria në Egjipt ka mbyllur një hotel me katër yje në qytetin turistik Hurghada, pas helmimit masiv të 40 tusitëve rusë.
Sipas Federatës së Dhomave të Turizmit të Egjiptit hoteli u mbyll për një kohë të pacaktuar për shkelje të standardeve të sigurisë sanitare.
Ndërsa Shoqata e Operatorëve Turistik të Rusisë (ATOR) bëri me dije se gjendja shëndetësore e turistëve rusë nuk është shqetësuese, raporton agjencia shtetërore mediatike ruse TASS.
Hetimet për zbulimin e shkaqeve të helmimit vijojnë, ndërsa raportimet në media bëjnë me dije se kjo nuk është hera e parë që turistët helmohen në këtë hotel.
Ngjarja vjen vetëm pak kohë pasi 4 turistë rusë humbën jetën në rrethana të mistershme në një hotel në Qerret të Kavajës, ndërsa shkaku i vdekjes dyshohet asfiksia, por që nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar.