Hapësire reklamuese

Aktualitet

Helmohen 18 persona në restorantin në "Bllok", shoqërohet menaxheri

Shkruar nga Newsbomb

18 persona janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në një prej restoranteve në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Pas konsumimit të drekës, papritur klientët janë ndjerë keq dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore duke u paraqitur në spital.

Në QSUT sqarojnë se 10 persona janë shtruar dhe ndodhen tashmë nën kontrollin e mjekëve, ndërsa 8 të tjerë janë larguar pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë, restoranti “Artigano” është mbyllur nga zyrtarët e ISHP-së dhë është shoqëruar në ambientet e policisë menaxheri i tij. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll