Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Helmimi në Deçan, Edmond Panariti thirrje autoriteteve në Kosovë: Mos humbni kohë por çojini analizat në qëndrat Evropiane të Referencës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri, Edmond Panariti ka reaguar lidhur me situatën në Deçan të Kosovës, ku mbi 1500 qytetarë janë helmuar për shkaqe që nuk dihen ende.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Panariti i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që mos humbasin më shumë kohë dhe të dërgojnë analizat në qëndrën Evropiane të Referencave për të konstatuar ndotësit e ujit.

Sipas tij ekzistojnë ndotës biologjik të ujit të cilët është e vështirë të zbulohen pasi për to kërkohen membrane filtri të posaçme.

Ndër të tjera Panariti thotë se klorinimi i ujit nga shoqëritë furnizuese nuk përbën asnjë garanci për sigurinë e tij as në Deçan, as në Prishtinë dhe as në Tiranë, pasi ka mikroorganizma që nuk ndikohen nga dizifektantët.

“Kujdes! Edhe njëherë mbi helmimin masiv të banorëve të Deçanit. Çfarë duhet mbajtur parasysh?

Sëpari, klorinimi i ujit nga shoqëritë furnizuese nuk përbën garanci për sigurinë e tij as në Deçan, as në Prishtinë dhe as në Tiranë.  Pra të deklarosh se zbaton protokollet e dezinfektimit të ujit të pijshëm (klorinim etj) nuk është fletë garancie për konsumin e tij . Ka mikrorganizma që nuk ndikohen nga dezinfektantët.  Së dyti, dihet se laboratorëve kimikë nuk u duhet më shumë se 48 orë për të vërtetuar apo përjashtuar ndotjen kimike të ujit. Prandaj besoj se ky shkak tashmë është i përjashtuar, sepse duhet të ishte zbuluar tashmë  Së treti me analizat mikrobiologjike, duhet më shumë kohë dhe kujdes..

Ka ndotës biologjikë të ujit shumë të shpeshtë si “cryptosporidet” , të cilët është e vështirë të zbulohen, sepse për to kërkohen membrana filtri të posaçme, procedura koncentrimi të filtrateve si dhe antitrupa lidhës monoklonalë. Nëse laboratorët nuk e kanë këtë mundësi (për të cilën dyshoj fort).. mos humbni kohë por çojini analizat në qëndrat Evropiane të Referencës. Ndërkohë gjurmoni burimin e ndotjes…

Koha nuk pret. Nderkohë të ndalet përkohësisht konsumi i ujit të rrjetit deri sa të sqarohet çështja”, shkruan Panariti.

Më shumë

spot_img
spot_img