Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

‘Helmimi misterioz’, del nga spitali pas dy javësh avokati Goxhaj: Do iki jashtë për diagnostikimin (PARALAJMËRIMI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fc26ac26ed412be61399cef8270d2d00

Avokati Altin Goxhaj del pas dy javësh nga spitali, ku ishte shtruar për helmim.

Lajmin e bën të ditur vetë avokati në një postim në Facebook, ku falenderon të gjithë miqtë e familjarët që i kanë qëndruar pranë, teksa thotë se tashmë ndihet më mirë.

Goxhaj deklaron se do të ikë jashtë shtetit për disa ditë, për të kryer të gjitha analizat dhe diagnostikimin e plotë të helmimit.

Avokati paralajmëron se tani do të fillojë lufta e vërtetë me Establishmentin Për Shqipërinë.

Postimi në Facebook:

Sot është mëngjesi i parë që i kam të gjithë parametrat në rregull që nga ushqyerja e deri te nxjerrja jashtë por ende s’kemi gjetur diagnozën e kujt helmimi.

Temperatura është stabilizuar dhe s’ka më 40 gradë. Dhimbjet dhe lodhja kanë ikur. Ndaj përveç se të mbaroj serumet do iki jashtë për disa ditë për të bërë diagnostikimin e plotë.

Në këmbë më keni që sot 🙂 Ndaj ju falënderoj për superinkurajimin dhe ju premtoj që tani fillon lufta e vërtetë me Establishmentin Për Shqipërinë! Personeli shëndetësor është dhurata më e bukur që më ka bërë Zoti në këto ditë super të vështira duke më shpëtuar jetën pasi isha i dënuar me vdekje nga Mafia Soros dhe zogjtë e qyqes Soros.

Ju dua shumë shumë shumë <3

Tani pas 2 javësh jam duke pirë për herë të të parë, kafen e mëngjesit poshtë pavionit të Infektivit

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img