Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Helmimi masiv në Krujë, Policia: Kanë nisur hetimet për 35 qytetarët me simptoma, priten përgjigjet e analizave nga ISHP

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Krujës ka reaguar për ngjarjen në spitalin Rajonal të këtij qyteti, ku u paraqitën me simptoma helmimi dhjetëra qytetarë. 

Sipas njoftimit, bëhet me dije se rreth 35 qytetarë kanë përfunduar në spital të helmuar, ndërkohë që priten analizat nga Drejtoria e Shëndetit Publik Krujë dhe Tiranë për të zbuluar shkakun e vërtetë të helmimit të pacientëve.

Krujë/Informacion paraprak:

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut. Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img