Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Helmimi masiv në Bulqizë, reagon Bashkia: Jo për faj të ujërave të zeza, s’ka fare kanalizime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

44816d62458b9263e75184220c882706

Bashkia e Bulqizës ka reaguar pas lajmeve në disa media se 30 persona në fshatin Shupenzë janë helmuar për shkak të përzierjes së ujit të pijshëm me ujërat e zeza.

Bashkia thotë se në këtë zonë nuk ka kanalizime të ujërave të zeza, ndërsa ditën e nesërme do të dalin edhe analizat që pritet të zbardhin shkakun e rreth 30 personave në këtë fshat.

Reagimi i plotë:

PËRGËNJESHTRIM I LAJMIT MBI HELMIMIN E BANORËVE NË SHUPENZË

Nisur nga një lajm i publikuar nga disa media të Tiranës në lidhje me helmimin e rreth 30 banorëve të Njësisë Administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë bën me dije se ky është një lajm i pavërtetë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Bashkia Bulqizë bëri verifikimet e nevojshme dhe të gjitha pretendimet rezultojnë të jenë të pavërteta. Në lidhje me këtë çështje, bëjmë me dije se në Njësinë Administrative #Shupenzë nuk ka kanalizim të ujërave të zeza, siç pretendohet në lajm. Rrjeti i ujësjellësit në këtë njësi është i ri dhe nuk ka dëmtime në asnjë linjë të ujësjellësit që furnizon me ujë Shupenzën si qendër dhe fshatrat përreth saj si Okshatina, Homeshi dhe Boçeva.

Gjatë tre ditëve të fundit, ekipet teknike të ujësjellësit kanë monitoruar çdo segment që përbënte rrezik për tu dëmtuar nga reshjet e shiut dhe prurjet e lumenjve dhe përrenjve. Nga ky monitorim rezulton se të gjithë rezervuarët dhe vendburimet e ujit janë me elementë të plotë sigurie dhe të monitoruar nga manovruesit dhe rojat e ujësjellësit. 

Gjithashtu është verifikuar edhe cilësia e ujit në të gjithë rezervuarët e fshatrave dhe është konstatuar se gjithçka është brenda normalitetit.

Gjatë pasdites së sotme janë marrë katër kampionë uji në katër pika të ndryshme, dy në Shupenzë dhe dy në Okshtatinë dhe pritet që nesër të dalin përgjigjet e analizave.

Më shumë

spot_img
spot_img