Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Helmimi masiv i banorëve në Deçan, reagon Kurti: Qeveria e Kosovës do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas helmimit të rreth 900 banorëve në Deçan, dhe shprehet se qeveria e Kosovës do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes së tyre.

Ai bën me dije se nuk ndodhet fizikisht në Kosovë, pasi është duke zhvilluar një vizitë zyrtare jashtë vendit, por ka komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, si dhe iu uron shërim sa më të shpejtë.

Shënimi i Albin Kurtit:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,

Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.

Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

Më shumë

spot_img
spot_img