Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Helmimi i zyrtarëve të KQZ në Prishtinë, kërcënon ministri serb: Në Kosovë mund të shpërthejë zjarri!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas incidentit në Prishtinë ku disa zyrtarë të KQZ-së u helmuan nga zarfet me vota të Serbisë.

Në një intervistë për median serbe Tanjug, Daçiç i ka quajtur manipulime nga pala shqiptare dyshimet për helmim të zyrtarëve të KQZ-së, duke shtuar se shqiptarët duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova.

‘Manipulimet e fundit që po përdoren nga shqiptarët nuk do të thotë se ata duan të dëbojnë vetëm Listën Serbe nga Parlamenti, por duan ta dëbojnë tërë populli serb në ilegalitet.

A thua emisarët e shumtë ndërkombëtarë që do të vijnë në Prishtinë dhe Beograd, do të qëllojnë me grusht mbi tavolinë dhe të vendosin rend te politikanët e Prishtinës, që përfundimisht të ndalojnë ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme ndaj popullit serb?

Sepse kur të ndizet zjarri, vështirë mund të shuhet më vonë’, ka paralajmëruar Daçiç.

Ministri i Jashtëm serb ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë seriozisht paralajmërimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç se jemi afër një problemi dhe kërcënimi të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Më shumë




spot_img








spot_img