Tre zyrtarë të Ujësjellësit dhe Shëndetit Publik në Krujë janë marrë të pandehur nga Prokuroria. Ata akuzohen se kanë përgjegjësi në ndotjen e ujit dhe më pas helmimin e më shumë se 60 banorëve të Krujës.
Nga organi i akuzës janë marrë si persona nën hetim:
– Ledio Çela, administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë;
– Andi Kupa, drejtues teknik në Ujësjellës Kanalizime Krujë;
– Ervin Karafili, shef i Epidemiologjisë dhe Higjenës në Krujë.
Sipas Prokurorisë së Krujës:
“Te tre keta persona dyshohen te jene pergjegjes per kryerjen e vepres penale “Shperdorimi i detyres”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal mbasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane lejuar ndotjen e ujit te pijshem ne qytetin e Krujes me pasoje demtimin e shendetit te qytetareve te ketij qyteti.
Me kerkese te Prokurorise, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje diten e sotme ka vendosur per personat e mesiperm masen ndaluese “Pezullimi i ushtrimit te detyres a sherbimit publik” parashikuar nga neni 240/1 i K.Pr.Penale, vendime te cilat po sot jane egzekutuar nga Policia Gjyqesore.
Hetimet per kete çeshtje vazhdojne me intesitet per te percaktuar jo veten shkakun e ndotjes se ujit por edhe persona te tjere pergjegjes per kete ngjarje per rezultatet e te cilave do tju informojme ne vazhdimesi.”