Helmimi i ish-spiunit rus, mbahet në Britani një tjetër takim i sigurisë së lartë, ç’pritet të ndodhë

Publikuar tek: bota, më 06:43 11-03-2018 Helmimi i ish-spiunit rus, mbahet në Britani një tjetër takim i sigurisë së lartë, ç’pritet të ndodhë

Qeveria britanike do të mbaje një tjetër takim të sigurisë së lartë, pas helmimit të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia me agjent nervor.

Qeveria ka thënë se Sekretarja e Brendshme britanike, Amber Rudd do ta udhëheqë takimin e komitetit për emergjenca për të marrë më shumë informacione për rastin.

Sulmi i katër marsit ndaj ish agjentit rus dhe vajzës së tij është duke u trajtuar si tentim vrasje, shkruan Rel, transmeton newsbomb.al.

Rreth 180 trupa, dukë përfshirë ekspertë të luftave kimike, janë anagazhuar në qytet, pasi hetuesit kanë kërkuar ndihmë të specialistëve.

Policia ka thënë se helmi ka qenë agjent nervor mirëpo nuk ka specifikuar llojin.

Skripal 66 vjeçar dhe vajza e tij Yulia 33 vjeçe gjenden në spital prej kur janë gjetur në një stol jashtë qendrës tregtare në Salisbury.

Rudd që ka vizituar qytetin më 9 mars, ka thënë se që të dy janë në gjendje serioze.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet mbesa e Fetullah Gylen, akuza që rëndon mbi të
»
Article Logic
Execution time: 0.012380838394165
array(1) { ["section"]=> string(106) "helmimi-i-ish-spiunit-rus-mbahet-ne-britani-nje-tjeter-takim-i-sigurise-se-larte-c-pritet-te-ndodhe-112867" }