Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Helmimi i agjentit të dyfishtë Skripal, SHBA sanksione të reja Rusisë  

Shkruar nga Newsbomb
Kremlini

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndërmarrë një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë, për shkak të helmimit të agjentit të dyfishtë Skripal dhe vajzës së tij, vitin që kaloi në Salisbury të Britanisë së Madhe nga shërbimi sekret rus.

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur nëpërmjet një deklarate se masat e reja do të pengojnë lëvrimin e kredive apo të ndihmave të tjera financiare për Rusinë nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjithashtu DASH mori vendimin se bankave amerikane nuk do u lejohet që të angazhohen në transaksione financiare me Federatën Ruse.

Bëhet me dije se sanksionet do të hyjnë në fuqi 15 ditë pasi Kongresi Amerikan ta votojë këtë vendim.

Masat ndëshkimore morën shkas nga helmimi me agjent nervor i Sergei Skripalit dhe vajzës së tij vjet në Salisbury të Britanisë. Hetimet arritën në përfundimin se sulmi u krye nga operativë rusë. Nga ky incident gjeti vdekjen edhe një britanike që kishte rënë aksidentalisht në kontakt me agjentin nervor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll