Një video e postuar në rrjetet sociale tregon momentin e pazakontë kur një helikopter ushtarak ulet në mes të rrugës dhe prej tij zbret piloti që merr udhëzime nga një kamionist.
Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Kazakistan ku mesa duket nga pamjet filmike, stuhia e dëborës ia ka bërë të pamundur orientimin pilotit, i cili vendos të ulë helikopterin e llojit MI-8 në mes të rrugës, zbret prej tij dhe i drejtohet kamionistit duke e pyetur se nga shkohet për në qytet.
Me pas ai shihet të falenderojë shoferin e kamionit teksa kthehet në helikopter dhe ngrihet për t’u larguar. /Newsbomb.al