Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Helikopteri i drogës/ Sokol Feka, piloti shqiptar vdes në tokën spanjolle

Shkruar nga Newsbomb
Majori Sokol Feka me kolegët, i pari majtas

Incidenti ndodhi pasi një helikopter i Gardës Civile hyri në një rrugë të paautorizuar fluturimi. Gjatë ndjekjes, oficerët humbën shikimin, raportojnë mediat. Helikopteri ishte dëmtuar rëndë, dhe shumë pjesë të tij ishin shpërndarë në mes të shkurreve. Janë gjetur dy trupa në rrënoja së bashku me 30 pako hashash.

Majori Sokol Feka ka qenë i apasionuar edhe pas garave me makina, përveç drejtimin të helikopterëve. Në vitet e fundit ka qenë protagonist në garat Rally Albania si bashkëpilot.

Ministria e Mbrojtjes është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqiperisë se një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Spanjë, ku një pilot Shqiptar, i dyshuar Major Sokol Feka, ka qenë duke udhëtuar me një helikopter teksa është goditur nga forcat policore spanjolle, ku dyshohet se po merrej me aktivitete të paligjshme.

Guardia civile Spanjolle njoftoi se është rrëzuar një mjet fluturues akoma i paidentifikuar, i dyshuar se po merrej me aktivitet të paligjshëm. Nga verifikimet paraprake, helikopteri udhëtonte nga Maroku në Spanjë.  Si pasojë e rrëzimit të avionit piloti ka rezultuar i vdekur. Bazuar në dokumentet e gjetur rezulton se ky person të jetë shtetasi shqiptar Sokol Feka major, me detyrë instruktor në bazën ajrore të Farkës.

Ministra Mbrojtjes është duke bërë verifikimet nëse dokumentet e gjetura përkojnë me shtetasin në fjalë.  Major Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën major që nga viti 2009. Me informacionin që Ministria e Mbrojtjes disponon, shtetasi Feka ka marrë lejen e zakonshme për periudhën 12- 31 janar 2015, por nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për Statusin e ushtarakut në Republikën e Shqiperisë.

Përmes një shkresë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar verifikimin urgjent të lëvizjeve të shtetasit Feka, Ministrisë  së Brendshme dhe Drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë Shtetit. 

 

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese