Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Helena Kadare nderon gratë e dënuara në diktaturë, përlotet gjatë shfaqjes së dokumentarit

Lajme të ngjashëm

Helena Kadare ka nderuar gratë e dënuara gjatë regjimit komunist të enjten ndërsa mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Gratë në diktaturë përtej mitit të emancipimit”.

E ulur në sallën e teatrit, shkrimtarja Helena Kadare ndoqi filmin e ndërtuar me rrëfimet e grave si Vera Bekteshi, Luljeta Lleshanaku, Fatbardha Saraçi, Elsa Ballauri, Klejdi Këlliçi dhe Rajmonda Bulku, dekonstruktoi mitin e emancipimit përmes rasteve personale e kolektive të grave që u dënuan, pushkatuan apo internuan si Vera Bekteshi.

Bekteshi foli për pasojat e internimit tek i biri dhe fëmijët e tjerë. Rrëfimet e tyre përlotën Helena Kadarenë që ishte e pranishme, për të nderuar gratë që patën fate të trishta dhe humbën familjet apo ju ndryshoi jeta gjatë regjimit.

Dokumentari “Gratë në diktaturë përtej mitit të emancipimit” është realizuar nga gazetarja Fatmira Nikolli dhe Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë, duke synuar të tregojë anën tjetër të jetës së dekadat e izolimit.


Më shumë