Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

‘Hedh një budalla gurë në lumë’, Balla shpërthen ndaj Berishës: Nuk është e vërtetë kthimi i vizave, s’ka kthim pas, ligji gati në 2022

spot_img

Lajme të ngjashëm

3ceaec829c2543ec3959510cb513772f

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në seancën plenare tha se aplikimi i sistemit apo progarmi i ri për të hyrë në BE (ETIAS), nuk është një kthim mbrapa te vizat.

Ai është shprehur se ky sistem do të aplikohet nga të gjitha vendet për të udhëtuar drejt BE-së dhe se programi mund të jetë gati në dhjetor të 2022.

Lajmin se do të kthehemi pas tek vizat ai e ka quajtur të rremë dhe një shpifje të radhës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Prej ditësh ka një përhapje keqdashëse të një lajmi të rremë nga prodhuesi më i madh mediatik Sali Berisha, i cili është një fatkeqësi e madhe në këtë vend. Ka gënjyer dhe deklaron se qytetarët nga 1 janari do t’u vendoset viza shqiptarëve. Ky nuk është një lajm i vërtetë.

Bëhet fjalë për një projekt që BE e ka planifuikuar prej kohësh, nuk ka një rikthim regjimi të kthimit të vizave. Ky program me shumë mundësi do të jetë gati në vitin 2022

Por kjo është një gjë tjetër qytetarët mos të tremben, por të thuash që shqiptarëve po u vendosen viza është një gënjeshtër shumë e madhe. Kjo është e gjitha hedh një budalla një gurë në lumë dhe të turren të mençurit,” tha Balla.

Më shumë

spot_img