Hapësire reklamuese

Aktualitet

HEC-i në Kanionin e Holtës/ Banorët mirëpresin premtimin e Ballës, por kërkojnë kthimin në gjendjen e mëparshme të shtratit të lumit

Shkruar nga Newsbomb

Pas shqetësimit të banorëve të Gramshit, deputetët e Partisë Socialiste, të zonës së Elbasanit, kanë nisur një kërkesë ministres të sapoemëruar të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Këtë e konfirmoi edhe vetë kreu i grupit socialist, Taulant Balla njëherësh edhe drejtuesi politik i prefekturës Elbasan, në një dalje publike për mediat. Vendim ky që është pritur shumë mirë komuniteti i zonës së Gramshit.

“Së bashku me 6 deputetët e tjerë të PS-së në Elbasan kemi marrë detyrat parlamentare për të kaluar shqetësimet në këtë komunitet nga të gjithë banorët e Bashkisë së Gramshit. Kërkesa jonë do të merret në shqyrtim dhe të jeni të sigurtë që kryeministri Rama dhe ministrja Balluku do të marrin të gjitha vendimet për të pezulluar dhe më pas bllokuar çdo lloj ndërtimit që prish, dëmton një aset natyror dhe një atraksion të rëndësishëm turistik për një bashki si e Gramshit, që ka dy bukuri natyrore si Holta dhe Ujëvara e Sotirës”, deklaroi Balla.

Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës janë ende skeptikë ndaj deklaratave të maxhorancës dhe kërkojnë konfirmimin e vendimit të firmosur nga ministria përkatëse dhe kreu i qeverisë. Banorët e zonës, kërkojnë që firmës përgjegjëse pasi t’i hiqet leja të rikthejë në gjendjen e mëparshme shtratin e lumit.

Endri Mema/newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll