Në kanionn e Holtës ishin sot ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministri i Mjedisit Blendi Klosi si dhe kreu i grupit socialist Taulant Balla.
Në një bashkëbisedim me banorët, Balla u shpreh se për këtë që ka ndodhur faj ka edhe qeveria, e cila sipas tij nuk i ka kërkuar transparencë firmës investuese.
“Faj kemi edhe ne që nuk i kemi përfshirë këtë njerëz në transparencën e hetimeve. I dashur pronar i firmës, e vërteta është se këtë gjë duhet ta kishit bërë shumë kohë më parë. Banorët na thanë se bllokohet hyrja në kanion. Po u bllokua hyrja dhe të mbushet me ujë si do futen ata, me not. Unë e kam përsëri tek protesta, ia vlejti se po të mos ishit bashkuar të gjithë ju nuk do ishin ne sot këtu bashkë me dy ministrat. Do të shohim detaj më detaj të gjithë projektin. Me garancitë që një ‘qime’ që i preket kësaj bukurie natyrore do të shkojë në anullim. Ky do të jetë parimi kryesor për ne. Sic tha ministrja dhe deputeti ne duhet të gjejmë një ekuilibër mes nevojave për zhvillimim ekonomik dhe bukurive të natyrës”, tha Balla.
Ndërkaq, sot në Gramsh ka organizuar një protestë Partia Demokratike kundër ndërtimit të HEC-it në Holtë.