
Një i moshuar është zënë në befasi, nga vizita e papritur e policëve teksa po ujiste bimet narkotike në tokën e tij.
Ai u kap “mat” nga punonjësit e policisë, ndërsa ishte duke vaditur bimët me hashash, të mbjella në një tokë dierrë pranë shtëpisë, në jug të vendit.
Sapo ka parë punonjësit e policisë, i moshuari ka hedhur zorrën e ujit në tokë, por këta të fundit e pyesin “hë si u gdhive”.
Pas kësaj ai është shoqëruar në komisariat, si dhe është bërë asgjesimi i bimëve narkotike.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll