Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
0.5kmh
75 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Hasmëria e dy familjeve Mema dhe Çapaj, që prej 2005 u ka marrë jetën 7 personave (Historia)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Elbasani është tornditur sot në mbrëmje nga një atentat me kallashnikov, si pasojë e të cilit deri më tani kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe 6 të tjeter të plagosur rëndë.  Një konflikt mes dy familjeve Mema dhe Çapja, dikur mike me njëra-tjetrën, i nisur që prej dhejtorit të vitit 2005, shënoi sot viktimën e tij të 7, por numri rrezikon të rritet për shkak të gjendjes në të cilën ndodhen të palgosurit.

Historia tragjike nis më 26 dhjetor të vitit 2005, ku gjatë një atentati në Elbasan u ekzekutua shtetasi Sokol Çapja. Sipas policies në atë periudhë, autorë të atentatit ndaj Çapjes ishin shtetasit Dritan Sheme, Armando Hasani dhe Ardian Meta. Por familja e vitimës kishte akuzuar Fadil Memën si organizator të atentatit pas një konflikti që kishte pasur ish- oficeri i policisë rrugore me Sokolin. Pak kohë më pas Mema u plagos me armë në këmbë nga një atentat të ngritur nga dy persona, në afërsi të shtëpisë së tij.

Ndërkohë që gjatë kësaj periudhë është ekzekutuar në lokalin e Memës edhe kunati Ardian Ibrahimi, ndërsa në Tiranë u ekzekutua një kushëri i tij Dritan Sheme. 

Vetë Fadil Mema u ekzekutua më 13 mars të 2015 në Torino të Italisë ku ai jetonte prej disa vitesh. Djali i tij, Eltoni deklaroi një vitë më parë për mediat italiane se babai ishte vrarë nga familja Çapaj për shkak të hasmërisë.

Më pak se një vit më pas, rikthehet sërish në Elbasan hasmëria duke u marrë jetën deri më tani të paktën 3 personave të tjerë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img