Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
4.6kmh
75 %
Die
11 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
16 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Hashim Thaçi vizitohet në Hagë nga ish-këshilltari, Syla: Jam i bindur se do të dalë faqebardhë përballë kësaj sfide

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është vizituar në Hagë nga ish-këshilltari Ismail Syla. Lajmi është bërë me dije nga vetë Syla i cili shkruan në Facebook se biseduan për të gjitha temat jetësore.

Sipas tij Thaçi po mbahet padrejtësisht në paraburgim, por nga ana tjetër shpreson se ish-presidenti do të dalë faqebardhë edhe këtë herë, si në të gjitha fazat historike të Kosovës.

Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide”, ka shkruar Syla.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img