Hashtim Thaçi do të zhvillojë të dielën më 14 shkurt një takim për disa minuta me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës që ky i fundit do të zhvillojë në Tiranë. Kjo është hera e dytë në pak muaj që Kerry dhe Thaçi takohen me njëri-tjerin, pas vizitës që zyrtari amerikan zhvilloi në Prishtinë.
Në fokus të bisedës mesa duket do të jetë zgjedhja e Thaçit president i Kosovës. Të hënën e 15 shkurtit, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë seancën e parë dhe pritet që në rendin e ditës të hyjë edhe zgjedhja e Presidentit të ri të vendit.
Atifete Jahjaga është në fund të mandatit të saj dhe Kuvendi duhet të zgjedh pasuesin. Në marrëveshjen e dy viteve më parë mes PDK dhe LDK është rënë dakort jo vetëm për emërimin e Isa Mustafës si kryeministër, por edhe për zgjedhjen e Thaçit si president i Kosovës.
Gjithsesi, zgjedhja e Thaçit si President mund të kalojë në disa raunde votimi në Kuvend.