Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Hashim Thaçi për protestën e opozitës: Qytetarët i refuzuan, sepse keqpërdoren flamurin kombëtar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

be5f9a3af9133a9744856a776f450b4e

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetin social Facebook për protestën e organizuar ditën e djeshme (28.11) nga opozita, e cila kundërshton marrëveshjet me Serbinë dhe atë me Malin e Zi për kufirin mes dy vendeve.

Thaçi është shprehur se qytetarët refuzuan të marrin pjesë në protestë sepse flamuri kombëtar u keqpërdor për qëllime politike dhe tashmë opozitës i ka mbetur vetëm të ndërpresë veprimet kundërligjshme, që sipas tij po rrezikojnë demokracinë në Kosovë.

Lexo edhe: Policia në Kosovë liron 33 aktivistë të VV, 7 prej tyre të mitur. Albin Kurti mbetet në burg

Reagimi i plotë i Hashim Thaçit:

Për 28 Nëntor pritej që opozita të nxirrte më shumë njerëz në shesh. Por, edhe në ditën e madhe të pavarësisë, qytetarët e Kosovës e refuzuan protestën-festë të tyre. Qytetarët i refuzuan, sepse keqpërdoren flamurin kombëtar për qëllime politike dhe as kjo ditë e madhe shqiptare, me të cilën ata abuzuan, nuk iu ndihmoi të duken shumë dhe të besueshëm.

Festa e Flamurit sot dëshmoi se ata nuk e kanë as besimin e votuesve të tyre, sepse u refuzuan edhe në ditë gëzimi dhe dinjiteti kombëtar prej tyre!

Tanimë të gjithë e kanë kuptuar se sa false është “kauza” e tyre dhe i mbetet që t’i ndërpresin veprimet e kundërligjshme, me të cilat po na e rrezikojnë demokracinë parlamentare në Kosovë!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img