Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

HASHASHI në serat e shtetit në Lushnje, mes domateve, zbulohet HISTORIA: Ja kujt i përkasin fidanët, u dërguan edhe në Fushë Krujë për rritje

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Bujqësisë reagoi sot për bimët “e dyshimta” që u shfaqën në një video të shpërndarë nga ministrja Milva Ekonomi, mes serave të shtetit me domate e fidanë të tjerë në Lushnjë. Ky dikaster konfirmoi se ato bimë janë kanabis sattiva, por janë të mbjella me urdhër të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit.

Video u regjistrua në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnje, ku bëhet identifikimi, testimi, përshtatja dhe futja e praktikave të reja bujqësore, dhe menjëherë u bë virale.

Në këto sera që janë në pronësi të shtetit dhe ku bëhet testimi i fidanëve të ndryshëm, me urdhër të Policisë dhe Prokurorisë, kultivohen dhe fidanët që ju kapen personave që arrestohen me drogë, shkruan neësbomb.al.

Prej vitit 2010, në Shqipëri kubikët e sekuestruar nga Policia të dyshuara si hashash, mbillen në ferma të licensuara për të parë dhe rezultatin final; nëse është hashash, kërp apo diçka tjetër që akuza ndaj trafikantëve të provohet.

Këtë e ka zbuluar dhe Qendra FOL, e cila ka tregon gjithë zanafillën dhe se kujt i përkasin farat e kanabisit. Referuar shkrimit të qendrës së lartpërmendur, mësohet se farat që janë kultivuar në Lushnjë në serën e shtetit, i janë sekuestruar një 20 vjeçari me iniciale M.S në shkurt 2021, në Tiranë.

Historia

I riu po udhëtonte  me makinë së bashku me dy miq të tij.  Gjatë hetimeve të mëtejshme , prokuroria ngriti akuzën e kultivimit, ndërkohë që më pas gjykata caktove dy javë kohë për hetimet e mëtejshme për konfirmuar nëse janë këto fara  të bimës së kanabisit.

Por laboratori I kriminalistikës , përmes një akt ekspertimi , të datës  23 shkurt, nuk arriti të konfirmonte nëse farat e zbuluara  në xhepin e të riut ishin të bimës së hashashit. Sipas ekspertëve fara nuk përmban THC, që është  përbërës kryesor psikoaktiv I kanabisit.

Në këto kushte, Prokuroria argumentoi në Gjykatën e Shkallës së Parë në 1 mars 2021, se shtetasi M.S., duhet të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat, deri në mbirjen dhe rritjen e farave në Institutin e Fushë Krujës. Kërkesa e Prokurorisë u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë, por ndryshe vlerësoi Prokuroria dhe Gjykata e Apelit.

Nëpërmjet avokatit të tij, 20-vjeçari ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila, në datën 8 prill, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi se ekzistojnë kushtet për caktimin e një mase të sigurimit personal, pasi ka dyshime të bazuara për implikimin e tij në akuzën e ngritur.

Por nisur nga rrezikshmëria shoqërore e veprës, rrethanat në të cilat është kryer, mosha e shtetasit nën hetim, masa e sigurimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk është e përshtatshme dhe aspak proporcionale për të riun.

Sipas vendimit të Gjykatës, ky qëndrim u reflektua dhe në Apel, ku prokurori Arben Qosja, në kërkimet e tij kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë sa i përket llojit të masës së sigurimit dhe lënien e tij në “Detyrim paraqitje”, deri në marrjen e një përgjigje për farat e kanabisit , të cilat do të kultivohen në Institutin në Fushë Krujë.

Pasi farat u dërguan në  Institutin e Fushë Krujës , me anë të një shkresë , ky i fundit njoftoi se për shkak të rikonstruksionit , nuk mund ti kultivojë ato.Prokuroria sipas monitorimit të Qendrës Fol , urdhëroi që farat për llogari të procesit të kultivohen në Lushnjë, pranë MBZHR. Prej disa muajsh farat e gjetura në xhepin e të riut janë kultivuar pranë këtij institucioni dhe pas akt ekspertimit do ti dërgohen rezultatet prokurorisë së Tiranës për fatin e hetimeve ndaj të riut.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img