Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Hasani takime me homologët: Të bashkëpunojmë fort për një të ardhme të begatë

Shkruar nga Newsbomb
Hasani takime me homologët: Të bashkëpunojmë fort për

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, prej dy ditësh ndodhet në Maqedoninë e Veriut, aty ku dhe po merr pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të OSBE.

Gjatë qëndrimit në Shkup ministri Hasani ka zhvilluar një sërë takimesh me homologë të vendeve të ndryshme, ku në fokus të bisedave ka qenë bashkëpunimi ekonomik dhe politik mes vendeve.

Ka qenë vetë Hasani i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka postuar foto nga këto takimet duke theksuar se vendi ynë është i gatshëm të punojë fort me partnerët ndërkombëtarë për një të ardhme më të sigurt dhe të begatë.

"Gjatë takimit të 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, pata disa takime dypalëshe me kolegët dhe homologët e mi José Manuel Albares, Dominique Hasler, Laurence Boone , dhe Murat Nurtleu. Shkëmbyem mendime për të përmirësuar më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik, duke u fokusuar në nisma konkrete të cilat do të kenë ndikim pozitiv për njerëzit dhe vendet tona.

Mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar akoma edhe më tej partneritetet tona në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke punuar krah për krah për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë", shkruan Hasani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese