Hapësire reklamuese

Politikë

Hasa i PD disa orë para protestës: Ndërkombëtarët duhet të reagojnë, të thonë se kështu nuk shkon! Edi RAMA ka vetëm një zgjidhje sot

Shkruar nga Newsbomb
Endri Hasa

Ish-deputeti i PD Endri Hasa, është i pakënaqur me mosreagimin e ndërkombëtarëve për përgjimet e publikuara nga Bild.

 

“Cfarë reagimi prisni ju nga faktori ndërkombëtar? Skandal. Ne përgjigjemi për fatin e Shqipërisë, ata që nuk reagojnë e kanë gabim që nuk reagojnë.

Ndërkombëtarët thonë le të hetojë prokuroria. Ku është pra Prokuroria, ka 3 vjet, gjykata, ku janë. Pse nuk është arrestuar një individ. këta njerëz janë deputetë e ministra e blejnë popullin cdo ditë e bëjnë të ndihen të dhunuar e në diktatura.

Ata duhet të reagojnë e t’i thonë kështu nuk shkon më. Me moral qeveria duhej të kishte dalë që me përgjimin e parë. Le të distancohet Rama, pse nuk distancohet”, tha Hasa në News 24 ndërsa theksoi se Rama sot ka vetëm një zgjidhje, e që sipas tij është largimi.

“Edi Ramën e qeverisin bandat, kjo qeveri ka rënë, populli është në shesh.

Opozita do vazhdojë betejën e saj në cdo cep të Shqipërisë. S’ka për të pas zgjedhje më 30 qershor, Rama do të bëjë votime, ai nuk e ka problem, ai në kundërshtim më kushtetutën ka bërë shumë ligje në Parlament. Dekreti i Presidentit është në fletoren zyrtare. Ditë votimesh për tekat e PS, në Shqipëri nuk mund të bëjë zgjedhje. Edi Rama ka vetëm një zgjidhje sot, mos e futë popullin në përballje por të largohet që sot dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes politike, sa nuk është vonë, për një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.

Presidenti është një qytetar si gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi, ai është shprehur me dekret, ai ka stafin ev vet, merr vendimet e veta. Ka bërë thirrje për dialog politik, për tu ulur në tryezë por këto thirrje kanë shkuar kot se Edi Rama nuk dëgjon, ka vetëm një mision të qeverisë me bandat.

Shqiptarët nuk kanë për të bërë asnjë hap pas. Rama të largohet sa më parë mos ta rëndojë më Shqipërinë”, tha ish-deputeti demokrat disa orë para protestës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll