Kandidatja për kryetare e PD, Edith Harxhi edhe një herë ka falenderuar të gjithë demokratët që kanë votuar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo u ka bërë thirrje demokratëve se të gjithë ata anëtarët e Partisë që iu është mohuar e drejta për të votuar të përcjellin arsyet për të cilën kjo gjë ka ndodhur.
“Të nderuar antarë të Partisë Demokratike, Ju falenderoj të gjithëve ju qe keni marrë pjesë deri tani në procesin zgjedhor për kryetar të Partisë.
Ndërkohë kam njoftime nga degë të ndryshme të Partisë për parregullsi gjatë procesit të votimit.
Për të bërë transparence të plotë të procesit, ju lutem të gjithë atyre antarëve të Partisë, të cilëve ju është mohuar e drejta për të votuar, të percjellin arsyet për të cilën kjo gjë ka ndodhur. Ju falenderoj me mirënjohje Edith Harxhi,” shkruan Harxhi në postimin e saj.