Hapësire reklamuese

Aktualitet

Harta e re gjyqësore, avokatët paralajmërojnë protestë para KLGJ në këtë datë (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb

Avokatët kanë parlajmëruar se do të protestojnë para Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të kundërshtuar miratimin e hartës së re gjyqësore.

Përmes një njoftimi ata bëjë me dije se protesta do të mbahet në orën 11:00 para Këshillit të Lartë Gjyqësor, në datën 14 korrik.

Kështu avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë aksionin e tyre kundër hartës së re gjyqësore, të cilën e kundërshtojnë tashmë prej rreth 1 muaji.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh i prerë sot, duke thënë se nuk do të ketë një tërheqje sa i takon hartës së re gjyqësore, duke mos marrë parasysh  kërkesat e avokatëve.

Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykata administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. 

Kujtojmë që avokaëtët prej një muaji kanë bojkotuar seancat gjyqësore për shkak të kundërshtimit të hartës së re gjyqësore, pasi sipas tyre do të ketë kosto për qytetarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu