Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Harta dhe flamuri i Kosovës “pushtojnë” qendrën e New York-ut

Shkruar nga Newsbomb
Harta dhe flamuri i Kosovës “pushtojnë” qendrën e New

Data 1 Janar 2023, do të mbahet gjithmonë mend nga kosovarët. Duke filluar nga dita e djeshme, të gjithë shqiptarët e Kosovës do të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian pa viza.

Për këtë arsye natën e ndërrimit të viteve, pak pas mesnatës në sheshin më të famshmën të New York-ut, në “Time Square” në ekranin gjigand është shfaqur harta dhe flamuri i Republikës së Kosovës.

“Urime Viti i Ri, nga populli i Kosovës”, shkruhet në ekranin gjigand.

Duke nisur nga dje qytetarët e Kosovës do mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua të martën e 25 prillit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Me këtë veprim u përmbyll edhe formalisht i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed