Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Harrojnë’ politikën/ Deputetja socialiste pret radhën për një autograf në librin e Grida Dumës (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka botuar së fundmi librin e saj më të ri ‘Koha për politikë’.

Ajo ka qenë pjesëmarrëse edhe në Panairin e Librit ku ka ndarë autografe për të gjithë lexuesit dhe dashamirësit e saj. 

Mirëpo vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një prej personazheve të famshëm.

Ka qenë pikërisht rivalja e Gridës, deputetja socialiste Blerina Gjylameti, e cila e shoqëruar nga i biri ka pritur në radhë si të tjerët.

Duket se ato e kanë harruar për pak kohë politikën dhe kanë shijuar çastin në botën e librave.

70-1.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.