Hapësire reklamuese

Rajoni

Harrojini dasmat dhe klubet e natës! Merret vendimi për personat e pavaksinuar në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Harrojini dasmat dhe klubet e natës! Merret vendimi për personat e

Kush nuk është vaksinuar nuk mund të marrë pjesë në dasma dhe klube nate. Ky është vendimi i marrë nga qeveria e Kosovës, i cili u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

"Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

Më tej në njoftim thuhet se stafi i këtyre sektorëve duhet të jetë i vaksinuar të paktën me dozën e parë të vaksinës, deri në datën 12 gusht.

Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektorëve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit. Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, thuhet në njoftim.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 11 gusht.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.