Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Haradinaj vë në siklet gazetaren që e pyet për vëllain e vrarë në luftë: Në fakt, janë dy! (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Haradinaj vë në siklet gazetaren që e pyet për vëllain

Ramush Haradinaj, politikani i njohur kosovar dhe një nga ish-drejtuesit e UÇK ka folur për "Euronews Albania" në emisionin e Erla Mëhillit për situatën aktuale në Kosovë e ku gazetarja, për të hyrë në brendësi të kuptimit të luftës, e ka pyetur për vëllain e vrarë në luftë.

Në fakt, Mëhilli e pyeti vetëm për një vëlla të vrarë në luftën e UÇK-së. Por ka qenë zoti Haradinaj që me “lezet” pa e vënë në siklet gazetaren, e ka korrigjuar duke i thënë se ka dy vëllezër të vrarë në luftën e Kosovës, të dy dëshmorë. Madje, një vëlla i tretë është plagosur në këtë luftë e më vonë është vrarë në një pritë.

Erla Mehilli: Kur thashë keni paguar shtrenjtë luftën jo vetëm me qëndrimin 4 vite në burg por edhe me humbjen e vëllait në luftë. Çfarë do të thotë të humbasësh vëllain në një betejë për Kosovën?

Ramush Haradinaj: 2 vëllezërit, Luani është vrarë në ‘97, për disa prej nesh që kemi qenë themelues të UÇK dhe zbatues, lufta për çlirimin e Kosovë ka qenë më e gjatë, të paktën 5 vjet. Shkëlzeni është vrarë 2 vjet më vonë në ‘99, 2 vjet intensive lufte, është plagosur edhe Enveri në fillim të ’98. Nuk janë të lehta këto, lënë gjurmë kur humb njerëz të afërt në luftë, edhe bashkëluftëtarë. Haga është vazhdim i luftës. Serbia nuk e ndal luftën ndaj shqiptarëve, jo vetëm në anën ligjore si rasti i gjykatës, por edhe në fusha të tjera vazhdojnë të na luftojnë.

https://www.youtube.com/watch?v=PgWv3KWQXeA

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese