Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Haradinaj u dërgon letër kryeministrave të botës, ja përmbajtja

Shkruar nga Newsbomb
Haradinaj u dërgon letër kryeministrave të botës, ja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka dërguar letër kryeministrave të botës për t’u shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë – Serbi.

Përmes rrjetit social Facebook, kreu i qeverisë ka shkruar se me anë të kësaj letre ka sqaruar se dialogu është në mes të shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

Sipas tij, kjo u bë që të sqarohet dhe të jepet qëndrimi i shtetit kosovar, që synon t’i japë fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.

“Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.”, ka përfunduar Haradinaj.

Statusi i plotë:

Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.

Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.

Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008.

50921797-1049931795131234-4745269066225156096-n_1548749344-3307577.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll