Hapësire reklamuese

Rajoni

Haradinaj thirrje Kurtit dhe Osmanit: Pranoni sugjerimet e SHBA! Rreshtohuni me aleatët që të fitojmë betejën me Serbinë

Shkruar nga Newsbomb
Haradinaj thirrje Kurtit dhe Osmanit: Pranoni sugjerimet e SHBA! Rreshtohuni me

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të “kryeneçësisë” së kryeministrit Albin Kurti dhe pavendosmërisë së presidentes Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i bën thirrje Kurtit që të pranojë sugjerimet e SHBA dhe BE-së, pasi vetëm në koordinim me ndërkombëtarë, fitohet beteja finale me Serbinë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova po kalon momente të vështira, për shkak të kryeneçësisë së Kryeministrit dhe pavendosmërisë së Presidentes! Kosova po kalon momente vendimtare e as ata e as ndjekësit e tyre, nuk janë duke e kuptuar rrezikun që paraqet izolimi nga aleatët perëndimorë dhe veprimet që janë përmbysje e gjithë asaj që është arritur deri më sot.

Hezitimi që të pranohen sugjerimet e partnerëve tanë strategjikë, posaçërisht ShBA-së, në një situatë kaq vendimtare, mund të kenë pasoja të rënda për vendin. Kryeministri e ka momentin e fundit të heqë dorë nga kursi i mosveprimit e të kalojë në anën e duhur.

Vetëm kështu, e të koordinuar me Amerikën dhe BE-në, fitohet beteja e finale me Serbinë. Është thirrja ime e fundit që Kryeministri dhe Presidentja të rreshtohen me aleatët dhe ta mbyllim njëherë e përgjithmonë marrëveshjen me njohje reciproke me Serbinë. Mos e përjashtoni veten nga ky proces!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll