Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Haradinaj takohet me kongresmenin Engel, flasin për dialogun

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u takua në Prishtinë me kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Ata biseduan për zhvillimet politike në vend dhe për procesin e dialoguz ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Haradinajt, Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë gjatë luftës.

‘Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-në, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë para dhe gjatë luftës dhe tani në shtetetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës’, thuhet në komunikatën për media të Qeverisë.

Kujtojmë që kongresmeni Engel ditën e djeshme ishte pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar në Tropojë së bashku me presidentin Ilir Meta.


Më shumë