Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Haradinaj ‘përplaset’ me Kurtin në parlament: Tregoji të gjithëve, a je rekrutuar nga serbët kur ishe në burg?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një debat i ashpër ka ndodhur në parlamentin e Kosovës, mes kryeministrit Kurti dhe Ramush Haradinajt. Ky i fundit dyshon se pasardhësi i tij, Albin Kurti, mund të jetë rekrutuar dikur nga shërbimet serbe, në kohën kur protestonte si i ri kundër regjimit.

Deklarata në parlament vjen pasi Kurti akuzoi klasën e vjetër politike të rajonit se e ka mbajtur peng zhvillimin e Ballkanit. Kjo deklaratë e Kurtit u interpretua se kishte për objektiv ish-liderët e vendit që dikur luftonin me UÇK-në.

Pas kësaj ishte Haradinaj që lëshoi disa pyetje me spec për Kurtin, ndërsa kryetari i Kuvendit Konjufcka i tha të bënte kujdes me fjalorin në parlament.

Haradinaj: Kam dy pyetje për kryeministrin, e para është a je i rekrutuar prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa je mbajtur në burg? Pra a mban Serbia diçka mbi ty, me të cilën të mban peng sot e kësaj dite. A është më në rrezik Kosova prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit tënd në burg. Apo nga çlirimtaret të cilët janë detyruar me mbajt pushkën në dorë, me luftuar për lirinë e vendit. Duhesh të deklarohesh një herë, sepse qarkullojnë gjatë këto.

Konjufca: Zotëri Haradinaj kujdes fjalorin parlamentar.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img