Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
31 %
2.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Haradinaj pajton dy familje në Kosovë: Të falësh është burrëri, nder dhe trimëri. Qofshi faqebardhë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish- kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në pajtimin mes dy familjeve në Kosovë.

Për Haradinajn, të falësh është burrëri dhe trimëri. Në një postim në Facebook, ai ka shpërndarë disa foto, ku dy kryefamiljarët e familjes Osmanaj dhe Nivokazi shihen duke i zgjatur dorën njëri-tjetrit.

“Të falësh është burrëri, nder e trimëri!Harmonia mes vete dhe bashkimi, përbëjnë forcën e një kombi.

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar dhe për hirë të sakrificës së tyre për liri, familja Hadërgjonaj nga Pobergja, i shtriu dorën e pajtimit familjes Osmanaj nga Nivokazi. Shkelzen Hadërgjonaj e Afrim Osmanaj, qofshi faqebardhë“, shkruan Haradinaj në Facebook.

Më shumë

spot_img
spot_img