Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Haradinaj nuk tërhiqet: Rama u angazhua për ndarjen e Kosovës, që kur shpeshtoi takimet me Vuçiç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj thotë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

Reagimi i Haradinajt vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Rama e ka paditur atë për shpifje.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, tha Haradinaj në një intervistë për Insajderi.

Haradinaj shtoi se që në momentin kur Rama shpeshtoi takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës.

“Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, u shpreh Haradinaj.

Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës ka thënë Haradinaj teksa ka shtuar sesi e kjo ide ishte kundërshtuar nga vetë ai si kryeministër por edhe nga vendet e fuqishme të botës.

Më shumë




spot_img








spot_img