Hapësire reklamuese

Rajoni

Haradinaj ngre dyshime: Të publikohet teksti i marrëveshjes për targat! Ka disa pika të papranueshme për Kosovën

Shkruar nga Newsbomb
Haradinaj ngre dyshime: Të publikohet teksti i marrëveshjes për

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria sqarime për marrëveshjen e arritur sot në Bruksel me Serbinë për çështjen e targave.

Ai ka kërkuar që të bëhet publik teksti i marrëveshjes së arritur. Sipas Hardinajt ka disa pika që janë të papranueshme për Kosovën.

Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat. Nëse është e vërtetë se qeveria ka pranuar ta trajtojë ndryshe veriun nga pjesa tjetër e Kosovës, kjo për ne është krejtësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Karakteri unitar i shtetit nuk mund të preket”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka shtuar se AAK-ja është e indinjuar me barazimin që i është bërë policisë speciale të Kosovës me grupet kriminale që kanë bllokuar rrugët në veri.

Njëjtësimi i tërheqjes së grupeve kriminale me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës është ofendim dhe goditje për sovranitetin e Kosovës! Po ashtu, pajtimi që KFOR të marrë nën kontroll ruajtjen e rendit në veri, kur kjo është kompetencë ekskluzive e organeve shtetërore të rendit e kur misioni i KFOR është ushtarak, është kthim prapa dhe koncesion ndaj Serbisë e me pasoja të rënda për Kosovën. Kryeministri e ka për detyrë të sqarojë popullin për çdo detaj të kësaj marrëveshjeje dhe urgjentisht të raportojë në Kuvendin e Kosovës. Askush nuk ka mandat të nënshkruaj kurrfarë marrëveshjeje që mund të jetë në kundërshtim me sovranitetin e vendit!”, ka përfunduar ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.