Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Haradinaj kujton vëllain dhe luftëtarët e UÇK-së të rënë në luftë: Trima sypatrembur të atdheut!  

Shkruar nga Newsbomb
Haradinaj kujton vëllain dhe luftëtarët e UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Ramush Haradinaj, në 23 vjetorin e rënies ka kujtuar vëllain e tij, Shkëlzenin. 

Së bashku e familjarë dhe miq, ai ka vendosur kurora me lule në varret e luftëtarëve heroikë të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilat thotë ishn trima sypatrembur dhe mbrojë për atdheun.

“Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve. Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe LuanNimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun. Heroizmi i tyre është trashëgimi e jona historike. Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, shkruan Hardinaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll