Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Haradinaj kërkon që Shqipëria të legalizojë KANABISIN: Të bëhet një ligj siç e ka Maqedonia, por mos të mbillet si fasule

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se kanabisi është një prblem për Shqipërinë, ndaj ka kërkuar që vendi ynë të bëjë një ligj për ta legalizuar.

Sipas tij, Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe ta legalizojë kanabisin, teksa shton se në këtë mënyrë mund të pastrojmë edhe emrin tonë si shqiptarë, duke e hequr Shqipërinë nga “lista e zezë” e vendeve për prodhim narkotikësh.

“Nuk kam për atë (Ramën) mesazh, por dëshira për Shqipërinë, kam qejf me e parë Shqipërinë më shumë shtet ligjor, ekonomi më të fortë, respektim të ndërsjellë të bindjeve, partive, jo me dominime. Kisha menduar që është tepër me rëndësi me legalizuar narkotikët në Shqipëri me ligj, sidomos ata që mbjellin, kanabisin. Duhet ta marrë guximin, ta legalizojë. Të bëjë ligj për kultivimin e tyre. E ka bërë Maqedonia. E kanë bërë popuj të tjerë. Ta heqim veten si shqiptarë nga harta e tyre që jemi vend narkotik.

 Ndoshta do ta pastronim emrin tonë si shqiptarë. Rrezik ka si është sot, jo nëse legalizohet. Maqedonia e ka bërë. Edhe Shqipëria ta bëjë një ligj. Nuk po them, me e mbjellë si fasule (qesh). Por të paktën të kemi një mbulesë para të gjithë të tjerëve, se ka një sektor ekonomik të caktuar, në bazë të ligjit, në Maqedoni e kanë bërë, e përdorin për mjekësi, për të tjera”, tha Haradinaj për ABC.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img