Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Haradinaj i pikëlluar për Dole: Njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt pavarësisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka shrehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

Në një postim në facebook, Haradinaj shprehet se ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot.

“I pikëlluar për humbjen e senatorit Bob Dole. Senatori Dole mbetet një nga figurat kryesore që identifikon rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Ai ishte një nga politikanët e parë që njohu luftën tonë për liri dhe e udhëzoi Kosovën drejt asaj që jemi sot. Pusho i qetë Bob. Do të na mungosh!”

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare, njoftoi familja e tij.

“Senatori Robert Joseph Dole vdiq në gjumë, mëngjesin e sotëm”.

“Ai u ka shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 79 vjet”, tha familja e tij përmes një deklarate.

Në muajin shkurt të këtij viti, senatori Dole ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img